Kronika 5 July 2025, 12:32 Nga VNA

Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, mes të arrestuarve dhe tre shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh

Zbulohen identitetet e 3 shqiptarëve të arrestuar në Greqi si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Greqisë.

Sipas mediave greke ata janë Robert Muci, 41 vjeç, Skender Kallashi, 50 vjeç të dy nga Vlora ai dhe Ledvis Hoxha, 27 vjec nga Dimali.

Luis Murataj (Karteri) dyshohet të jetë kreu i grupit kriminal.

Ai është 48-vjeçar dhe nuk është arrestuar pasi ndodhet në Spanjë. Sasitë e mëdha trafikoheshin të tretur në lëkurë bagëtish.

Operacioni i policisë greke

Operacion i forcave speciale çoi në zbulimin e një laboratori të prodhimit të kokainës në një depo dhe në një banesë.

Në depo ishte ngritur një laborator ku kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate, ku disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se importi i lëkurave nga Bolivia në Greqi, me procedura ligjore, ishte kryer prillin e kaluar.

Pastaj paletat me lëkurat e kafshëve u transferuan në depon që karteli kishte marrë me qira në Pikermi, ku dhe u gjetën afërsisht 300 kilogramë tretës kimikë që përdoreshin për të nxjerrë kokainën, nga kripërat me të cilat ishin zhytur lëkurat e thata të papërpunuara të lopëve.

Laboratori i paligjshëm u gjet se përmbante afërsisht 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të cilat ishin nxjerrë nga 200 lëkura.

Nga 1.500 lëkurat e mbetura të gjetura në paleta, sasia që grupi do të kishte prodhuar, pas ndarjes nga kripërat, vlerësohet të ketë qenë afërsisht 700 kilogramë.

“Lëkurat u importuan në vendin tonë nëpërmjet një kompanie me shumicë për mallra lëkure dhe mallra udhëtimi, të cilën e kishin krijuar vetë dhe u transportuan me automjete tregtare në një vend ku kishin instaluar një laborator të posaçëm kimik”, tha zëdhënësja e shtypit e policisë greke, Constantia Dimoglidou.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme