Kronika 6 July 2025, 11:21 Nga VNA

Oficeri i Elbasanit jepte para me fajde, arrestohet pas aksionit “Last Rent”

Ndaje në Whatsapp
Oficeri i Elbasanit jepte para me fajde, arrestohet pas aksionit “Last

Një oficer policie përfundoi në pranga pasi jepte para me fajde qytetarëve të ndryshëm dhe më pas, përmes shantazhit, i detyronte t’i kthenin shuma të mëdha parash ose, në të kundërt, merrte pasuritë e tyre.

Në kuadër të aksionit “Last Rent”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi nënkomisarin Edison Pema, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Elbasan.

Nga hetimet rezultoi se nënkomisari u jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas, nëpërmjet kanosjes ose dhunës, i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

“Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit, në pronësi të personave të ndryshëm”, njoftoi AMP.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme