Kronika 6 July 2025, 11:13 Nga VNA

I zhdukur prej një muaji, asnjë gjurmë nga Lekë Ndreshaj. Familja apelon për ndihmë

Ndaje në Whatsapp
I zhdukur prej një muaji, asnjë gjurmë nga Lekë Ndreshaj.

Lekë Ndreshaj, 78 vjeç, nga Torovica e Lezhës, rezulton i zhdukur prej mesditës së 9 qershorit 2025 dhe pavarësisht kërkimeve nga policia dhe familja nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Ai është parë për herë të fundit rreth orës 13:00 në një ceremoni mortore në Malësinë e Madhe dhe prej atij momenti familja ka humbur kontaktet me të. Policia, me marrjen e denoncimit, ka ushtruar kontrolle në të gjithë zonën dhe ka marrë dëshmi të personave që kanë pasur kontaktin e fundit me të, por pa rezultat.

Familja apelon për ndihmë nga gjithkush që mund të ketë informacion për vendndodhjen e të moshuarit, ndërsa thekson se ai nuk ka pasur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme