Kronika 6 July 2025, 13:42 Nga VNA

Zbardhet përplasja mafioze në Greqi: 12 shqiptarë e grekë në pranga, sekustrohen armë, para e makina luksi

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet përplasja mafioze në Greqi: 12 shqiptarë e grekë

Një konflikt i armatosur që ndodhi në shtator 2024 jashtë një klubi nate në Pire, midis dy grupeve kriminale, është zbardhur nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke. Hetimet e thelluara dhe veprimet e koordinuara policore çuan në arrestimin e 12 personave, shqiptarë dhe grekë, mes tyre edhe një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 29.09.2024, kur dy grupe kriminale, me nga të paktën gjashtë persona secila, u përleshën fillimisht fizikisht – me grushte dhe shqelma – jashtë një klubi nate në Pire. Konflikti më pas eskaloi në shkëmbim zjarri me armë, duke tronditur zonën.

Si rezultat i hetimeve të plota dhe kontrolleve fizike në banesa dhe mjete, u sekuestruan armë dhe sende të shumta të paligjshme: një pistoletë me karikator me 10 fishekë, një revolver me 6 fishekë, një tjetër pistoletë me një fishek në dhomë, një armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë, një këllëf pistolete, 14 thika të llojeve të ndryshme, veshje të përdorura gjatë konfliktit, tableta anabolike, një palë doreza, 3 automjete dhe një motor, sasi marijuane me peshë 2.4 gram, si dhe një shumë parash prej 175.470 eurosh.

Të arrestuarit, përmes një dosjeje të ngritur ndaj tyre, akuzohen për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: krijimin e një organizate kriminale, tentativë për vrasje me dashje, dëmtime të rënda trupore, shkelje të detyrës, si dhe shkelje të ligjeve për armët dhe lëndët narkotike.

Hetimet kanë zbuluar se shumica e të ndaluarve kanë të kaluar kriminale për vepra të ngjashme dhe të tjera penale, ndërkohë që autoritetet greke po vazhdojnë hetimin për të zbardhur në tërësi fushëveprimin dhe lidhjet e kësaj organizate kriminale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme