Kronika 6 July 2025, 12:05 Nga VNA

Tronditëse / Zbardhen detajet e hetimit, si oficeri i policisë i zhvati kosovarit 70 mijë euro. I dha 7 mijë euro me fajde, më pas …

Ndaje në Whatsapp
Tronditëse / Zbardhen detajet e hetimit, si oficeri i policisë i

Arrestimi i oficerit të policisë, Edison Pema në Elbasan, nën dyshimet për gjobëvënie, zbulon mënyrën sesi zyrtarë të ndryshëm përdorin pushtetin dhe forcën e ligjit për t’u pasuruar. Historia zë fill dy vite më parë, kur Pema ushtronte detyrën si punonjës policie në Durrës, kur i jep shumën prej 7 mijë eurosh me interes një shtetasi nga Kosova. Ai duhet t’i kthente 10 mijë euro në total, pasi 3 mijë euro llogaritej interesi.

Në momentin kur shtetasi kosovar ka shkuar për t’i kthyer borxhin dhe interesat, punonjësi i policisë nuk e ka pranuar, sepse pretendonte se i detyrohej shumë më tepër. Përmes kërcënimit, ai e ka detyruar kosovarin që t’i linte peng disa automjete.

Kështu, shtetasi nga Kosova merrte automjete me qira dhe ia dorëzonte oficerit të policisë. Pema iu vinte një çmim automjeteve dhe në momentin kur denoncuesi i paguante nga 1 mijë deri në 2 mijë euro interes, atëherë shuma zbritej nga automjetet. Sipas kallëzuesit, ai i ka paguar zyrtarit të policisë për shkak të kërcënimit shumën prej 70 mijë eurosh.

Por, i ndodhur nën presion të vazhdueshëm, ai ka bërë denoncimin pranë autoriteteve dhe është pajisur nga prokuroria e Elbasanit me urdhër për të kryer veprime simuluese.

Pasi ka siguruar prova, kur kosovari dorëzonte paratë te oficeri, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tij. Nga prokuroria e Elbasanit thanë se janë duke hetuar edhe rreth aktivitetit të Edison Pemës, nëse është përfshirë në aktivitete të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme