Kronika 7 July 2025, 10:38 Nga VNA

Berisha paraqitet në SPAK/ Akuzon Dumanin për mbrojtje të karteleve të drogës dhe krimeve të qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Berisha paraqitet në SPAK/ Akuzon Dumanin për mbrojtje të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sërish sot paradite në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë nën hetim për këtë çështje, ndërsa ish-kryeministri e ka cilësuar më herët këtë masë si një “krim kushtetues”.

Pas daljes nga SPAK, Berisha publikoi mesazhin që kishte lënë në policinë gjyqësore, duke akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani, se ka vendosur institucionin “në shërbim të karteleve të drogës dhe të krimeve zgjedhore e mjedisore të qeverisë”. Sipas Berishës, Dumani është “delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri pas Edi Ramës” dhe e akuzoi atë se po mbron aferat kriminale të qeverisë dhe të pushtetarëve.

Berisha foli gjithashtu për situatën e ndotjes dhe zjarrit në landfillin e Elbasanit, të cilin e quajti një “krim të rëndë mjedisor” që po zhvillohet prej gjashtë ditësh pa asnjë ndërhyrje, duke theksuar se ky institucion nuk po vepron pavarësisht pasojave të rënda që, sipas tij, shkakton djegia e mbetjeve për qytetarët, përfshirë rrezikun e dioksinës dhe sëmundjeve kancerogjene. Sipas kreut të PD-së, edhe djegiet e përsëritura të fushës së mbetjeve në Vlorë, që ndodhin çdo tre muaj, janë pjesë e të njëjtit “krim të heshtur” që SPAK nuk e heton për shkak të varësisë nga qeveria.

Berisha akuzoi drejtuesit e SPAK se “kanë vënë institucionin në funksion të partisë së krimit dhe të pushtetarëve të korruptuar”, ndërsa deklaroi se do të vazhdojë të paraqitet pranë SPAK si detyrim ligjor, duke e konsideruar këtë proces një akt hakmarrjeje politike ndaj tij dhe opozitës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme