Kronika 7 July 2025, 12:38 Nga VNA

Gjykata e Posaçme liron Malltezin nga arresti në shtëpi

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme liron Malltezin nga arresti në shtëpi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, u lirua nga masa e arrestit shtëpiak ku mbahej prej më shumë se një viti, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh. Vendimi u mor nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri dhe anëtaret Rudina Palloi e Bibë Ndreca, e njëjta trupë që shqyrton në themel dosjen “Partizani”, e cila shqyrtoi kërkesën e Malltezit për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjatë seancës u relatua se ishte rrëzuar kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga shqyrtimi i dosjes. Ulliri kërkoi të largohej nga trupa, duke pretenduar se, për shkak të lidhjes familjare me një deputete të PD-së, vlerësonte se ishte në konflikt interesi.

Jamarbër Malltezi është i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në të njëjtën dosje me vjehrrin e tij, kreun e PD-së Sali Berisha, nën akuzë për korrupsion. Në dosjen “Partizani” janë të pandehur edhe 3 persona të tjerë.

Seanca e parë e datës 30 qershor u shty, për shkak të mos marrjes dijeni nga ana e z. Berisha, ndërsa është caktuar data 21 korrik për seancën e radhës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme