Kronika 7 July 2025, 11:31 Nga VNA

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet 23 vjeçari shqiptar në Kroaci

Ndaje në Whatsapp
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet 23

Një 23 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Kroaci. I arrestuari është Arjan Toçi, 23 vjeç, banues në Peshkopi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, me urdhër-arrest të Gjykatës së L’Aquilas, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, në kuadër të një organizate kriminale. Operacioni u realizua në territorin e Kroacisë, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale përmes rrjetit ENFAST, një strukturë bashkëpunimi europian për kapjen e personave në kërkim. Kontribut konkret i FAST Albania, nëpërmjet rrjetit ENFAST, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi, në territorin e Kroacisë, i shtetasit shqiptar A. T., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian. Ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme