Kronika 7 July 2025, 20:35 Nga VNA

Detaje nga vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Zbulohet mesazhi kërcënues që ish i dashuri filipinas dërguar miqve para krimit: O kthehet tek unë, ose e vras

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Zbulohet mesazhi

“O kthehet tek unë, ose e vras’, ky është një nga mesazhet që hetuesit italianë kanë gjetur në celularin e Mark Antony Samson, i cili ka pranuar fajësinë për vrasjen e ish-të dashurës së tij, shqiptres Ilaria Sula në mars të këtij viti në Romë.

Sipas mediave italiane, Samson e ka dërguar këtë mesazh tek miqtë e afërt pas ndarjes nga 22-vjeçarja shqiptare, duke paralajmëruar kështu vrasjen e saj.

E reja u godit me tre goditje thike në qafë, ndërsa trupi i saj u fut në një valixhe dhe u hodh në një humnerë pranë rrugës via Homs.

Bazuar në provat e mbledhura, Prokuroria e Romës e akuzon Samsonin për vrasje me dashje, të rënduar nga paramendimi, motivimi i pakuptimtë dhe lidhja emocionale me viktimën.

Sipas hetuesve, nga analiza e mesazheve që Samson ka shkëmbyer me disa miq, del qartë se ai kishte planifikuar vrasjen.

Të hënën, më 7 korrik, i riu u mor sërish në pyetje dhe për rreth dy orë iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve, të cilët po përgatiten të mbyllin hetimet dhe të kërkojë gjykim të menjëhershëm.

Ndërkohë, në hetim është përfshirë edhe nëna e Samson, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Sipas autoriteteve hetimore, Samson u përpoq të devijonte hetimet duke përdorur llogarinë e Ilaria-s dhe duke u shtirur si ajo në komunikimet me mikeshat e saj.

Në një prej mesazheve që është zbuluar nga bisedat në celular, ai shkruan: “Sofi, nuk e di nëse po bëj ndonjë budallallëk, por po shkoj në shtëpinë e një djali që e takova në rrugë.”

Kjo bisedë, që sipas hetuesve daton më 26 prill 2025, ndodhi pak pas vrasjes së Ilaria-s dhe kishte për qëllim të linte përshtypjen se ajo ishte ende gjallë.

Në një rrëfim tronditës, dhënë përpara prokurorit dhe gjyqtares hetuese Antonella Minnuni, Samson përshkruan vrasjen me qartësi dhe gjakftohtësi.

“E godita dy herë me thikë nga pas, me të njëjtën thikë që përdornim për të prerë mortadelën. Ilaria nuk e kuptoi fare, bërtiti shumë pak”, ka thënë ai.

“E futa në dy qese që kisha në kuzhinë. Pak nga pak po kuptoja se çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se unë. M’u kujtua një fjali që ma kishte thënë gjyshi para se të vdiste: ‘Ka zgjidhje për gjithçka, përveç të vdekurve.’”, ka deklaruar ai.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme