Kronika 7 July 2025, 20:02 Nga VNA

Ndërtimi pa leje në Theth në pronësi të Prek Kodrës/ Para 4 vitesh akuzohej se kishte planifikuar edhe vrasjen e Albin Kurtit me snajper

Ndaje në Whatsapp
Ndërtimi pa leje në Theth në pronësi të Prek

Kabinat pa leje në Theth që u bënë objekt debati mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës, mësohet se janë në pronësi të Prek Kodrës.

Emri i Prek Kodrës është i njohur për autoritetet.

Më 26 Nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do njoftonte se kishte lëshuar 21 masa sigurie, në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshiheshin anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti ishte edhe 'snajperisti' nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.

Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen "Metamorfoza'.  Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky EÇ ku u zbuluan lidhjet e grupit "Bajri', biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita. Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret. Gjithashtu ai del edhe në përgjimet në SKY EÇ me kreun e organizatës së Elbasanit, Suel Çela (Marjus Lulaj), në një bisedë ku ky i fundit e paralajmëronte që të mos i kishte besë Bajrave të Shkodrës.

Në dosjen e SPAK zbulohet se ‘marisni’ që Suel Çela ‘rekrutoi’ me pagesë për të vrarë rivalin e tij Ardian Çapja disa vite më parë, është Prekë Kodra. Ky i fundit është i dyshuar dhe për vrasjen e Kastriot Reçit, krim i ndodhur më 7 janar 2020, por dhe për vrasje të tjera.

Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë./Report TV/

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme