Kronika 8 July 2025, 21:47 Nga VNA

Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Ervin Salianji hante në burg nga duart e drejtorit të 5D

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala flet për lirimin e ish-deputetit: Ervin Salianji hante

Gazetarja Klodiana Lala, folit sot në emisionin “Log.”, lidhur me lirimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, nga qelia. Salianji u lirua sot me kusht, pasin kreu 2/3 e dënimit të tij.

Lala tregoi në studio disa detaje lidhur me qëndrimin e Salianjit në burgun e Fierit.

Ajo tha se Salianji ndante qelinë me drejtorët e dosjes 5D.

Gazetarja zbuloi madje se njëri nga drejtorët ishte i apasionuar pas gatimit, e për rrjedhojë ai gatuante në burg edhe për Salianjin.

Gjithashtu Lala tha se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet. Sipas gazetares nëse dosja Babale do ishte hetuar si duhet, atëherë Salinji nuk do të ishte burgosur.

“Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg…. Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut. “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje”, tha Klodiana Lala.

Pjesë nga diskutimi në studio mes Klodiana Lalës dhe avokatit të Salianjit, Redi Ramaj

Klodiana Lala: Kur thotë zoti Salianji regjim, në fakt zoti Salianji, avokati mund të na e konfirmojë ka qenë në një qeli me drejtorët e dosjes së bujshme 5 D. Madje kur unë e kam takuar zotin Salianji në 11 Maj se në hymë në burgun e Fierit për të ndjekur nga afër procesin e votimit, aty mësuam për shembull që drejtorët e 5D duke qenë se njëri ishte i apasionuar për gatimin , i gatuante dhe zotit Salianji. Pra po sjell disa grimca që nuk janë parë.

Redi Ramaj: Kjo nuk e ndryshon regjimin, regjimi mbetet regjim.

Klodiana Lala: Më ler ta mbaroj fjalën o burrë. Unë e shikoj pa emocione zoti Ramaj, e shikoj ndryshe nga ju.

Redi Ramaj: Dhe unë e shoh pa emocione, e shikoj si avokat.

Klodiana Lala: Është fakt kjo që thashë. Dosja Babale është dosje e pa hetuar. Nëse do ishte hetuar siç duhej e gjithë historia, jo Salianji si politikan, por Salianji nuk duhet të kishte shkuar fare në burg.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme