Kronika 8 July 2025, 12:21 Nga VNA

Gjykata e Fierit liron me kusht Ervin Salianjin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Fierit liron me kusht Ervin Salianjin

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për lirimin me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me dosjen “Babale”. Vendimi u mor këtë të martë pas shqyrtimit të raportit të Shërbimit të Provës dhe raportit të sjelljes nga IEVP Fier, ku vlerësimi për Salianjin rezultonte pozitiv.

Avokati i tij, Ledio Braho, kërkoi pranimin e menjëhershëm të lirimit me kusht, duke argumentuar se Salianji ka përmbushur të gjitha kushtet ligjore dhe ka kryer 2/3 e dënimit. Ish-deputeti pritet të lërë menjëherë ambientet e burgut të Fierit, ku ndodhej prej disa javësh pas dënimit me vendim të formës së prerë.

Ervin Salianji dhe Partia Demokratike e kanë cilësuar dënimin politik dhe të pabazuar në prova. Menjëherë pas lirimit, Salianji pritet të mbajë një konferencë për shtyp sot në orën 17:00 nga selia e Partisë Demokratike.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme