Kronika 9 July 2025, 09:21 Nga VNA

Tronditet Ulza, rrëmbehet e vritet 23-vjeçari. Trupi iu gjet në Liqenin e Shkopetit

Ndaje në Whatsapp
Tronditet Ulza, rrëmbehet e vritet 23-vjeçari. Trupi iu gjet në

Një 23-vjeçar nga Ulza u gjet i vrarë në Liqenin e Shkopetit.

Ai ishte denoncuar i zhdukur nga familja e tij një natë më parë.

Policia deklaroi se babai i 23-vjeçarit, shtetasi R. D., paraqiti mbrëmjen e djeshme kallëzim në Komisariatin e Matit, duke raportuar se djali i tij nuk ishte kthyer në banesë. Pas shumë kërkimesh, trupi i tij i pajetë u gjet në liqen, ndërsa dyshohet se automjeti i tij ka rënë në ujë. Dyshohet se i riu është rrëmbyer një ditë më parë dhe më pas është vrarë.

Njoftimi i policisw

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme