Kronika 9 July 2025, 20:51 Nga VNA

Vrau bashkëshorten 26-vjeçare shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Ndaje në Whatsapp
Vrau bashkëshorten 26-vjeçare shtatzënë, burg

Pas dy orësh shqyrtimi, Gjykata e Trevisos i dha dënimin maksimal Bujar Fandajt , 40-vjeçarit me origjinë nga Kosova, i cili rrëfeu vrasjen e Vanessa Ballan, 26 vjeç, gruas që ishte shtatzënë në kohën e krimit.

Vrasja ndodhi më 19 dhjetor 2023, në Riese Pio X (Treviso). Salla e gjyqit ishte kapluar nga emocionet, teska prindërit e vajzës shpërthyen në lot kur u lexua vendimi.

“Drejtësia është bërë, por ju jeni të mallkuar për jetë”, bërtitën ata.

Bujar Fandaj, i përfaqësuar nga avokatet Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, mori pjesë në dhënien e vendimit dhe më pas u dërgua përsëri në burg. Më 19 dhjetor, dy vjet më parë, Vanessa Ballan u gjet e vdekur në shtëpi nga partneri i saj me plagë të shumta thike.

Dyshimi u përqendrua menjëherë te Bujari, me të cilin Balla kishte pasur më parë një lidhje romantike, të cilën ajo e përfundoi në verën e vitit 2023 me vendimin e saj. Një vendim që ai dyshohet se nuk e pranoi dhe për të cilin dyshohet se mori hak.

Pasi hyri në shtëpi duke hapur me forcë një dritare, Bujari e sulmoi gruan e re, nënë e një fëmije 5 vjeç dhe shtatzënë me partnerin e ri, e goditi tetë herë me thikë përpara se të largohej duke u përpjekur të planifikonte arratisjen e tij nga Italia. Burri u arrestua nga karabinierët disa orë më vonë në shtëpinë e tij, ku ai pranoi krimin, megjithëse më vonë u përpoq të mohonte paramendimin.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme