Kronika 10 July 2025, 10:57 Nga VNA

Gara për kreun e BKH-së, sot testimi fizik i 7 kandidatëve

Ndaje në Whatsapp
Gara për kreun e BKH-së, sot testimi fizik i 7 kandidatëve

Kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit po i nënshtrohen sot fazës së parë të testimit, atij fizik. Aplikantët janë paraqitur pranë Repartit Special RENEA dhe, nën mbikëqyrjen e një prokurori të Posaçëm, do të përfundojnë të gjitha etapat e testimit. Kandidatët vijojnë më tej me testin logjik, intervistën para komisionit, i nënshtrohen vlerësimit të pasurisë, figurës dhe në fund testit të poligrafit. Në garë janë 7 kandidatë dhe më favoritët shihen Joni Keta, aktualisht zv.drejtor i BKH-së, dhe Elton Kërluku, hetues pranë kësaj strukture.

Njoftimi SPAK

Faza e Dytë e Procesit të Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së – Testi i Aftësisë Fizike Në përputhje me nenin 38, pika 2, shkronja ‘d’, të ligjit 95/2016, sot u zhvillua faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht Testi i Aftësisë Fizike (TAF). Testimi nisi në orën 07:00 në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë. Shtatë kandidatët pjesëmarrës ishin njoftuar më herët për modalitetet e zhvillimit të testit dhe përfunduan të gjithë komponentët përbërës të tij. Testi synonte vlerësimin e forcës fizike dhe rezistencës: Numrin maksimal të palosjeve (në një minutë); Sprintin 300 metra, (i matur me kohë) Numrin maksimal të pompave (pa kufizim kohor) Vrapin 2.4 km, (i matur me kohë). Zhvillimi i testit u monitorua nga një ekip mjekësor për të vëzhguar mbarëvajtjen e tij. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për të garantuar transparencën dhe ruajtjen e standardeve të procesit. Pas përfundimit të kësaj faze, do të vijohet me fazën e tretë, e cila konsiston në zhvillimin e një eseje me shkrim dhe testit të arsyetimit logjik.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme