Kronika 11 Korrik 2025, 11:31 Nga VNA

Bllofi i radhës me ndërtimin pa leje në Theth, Rama kërkon të bëjë “kokë turku” prokuroren e Shkodrës

Ndaje në Whatsapp

Kryeministrit Edi Rama nuk i del e keqja pasi doli bllof me ndërtimin pa leje në Shkodër dhe për këtë po përpiqet me çdo kusht të bëjë “kokë turku” prokuroren Elsa Gjeli. Ditën e djeshme, Rama ka detyruar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të dorëzojë një kërkesë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ku i kërkon nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurores për mosfillimin e procedimit penal pas kallëzimit të policisë lidhur me ndërtimin në fjalë.

Në fakt, qëllimi kryesor i kësaj kërkese duket të jetë krijimi i titujve të rinj në media, për të hedhur në opinion idenë se fajtorja e ndërtimit pa leje është prokurorja. Ndërkohë, përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet që janë nën varësinë e drejtpëdrejtë e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Shkodrës.

Kjo kuptohet edhe nga vetë kërkesa e ministrit Manja në ILD. Në hyrje të saj ku shpjegohen rrethanat faktike, ministria tregon edhe procedurën që ka ndjekur IMT i Bashkisë Shkodër.

“IMT Shkodër, në kontrollin e datës 29.04.2025, konstatoi ndërtim pa dokumentacion ligjor dhe:

U hartua procesverbali nr. 19, datë 29.04.2025.

U mor vendimi nr. 1587, datë 30.04.2025, për pezullimin e punimeve.

U dhanë vendimet nr. 1094 dhe nr. 1334, datë 08.05.2025, për prishjen e objektit dhe gjobë administrative.

Me shkresën nr. 8908 prot., datë 30.04.2025, IMT njoftoi Policinë e Shkodrës për vendosjen e kabinave pa leje.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi kallëzimin penal nr. 827, datë 28.05.2025, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” (neni 199/a i Kodit Penal), në ngarkim të Lene Prronit. Materiali u dërgua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër me shkresën nr. 3217 prot., datë 23.05.2025.”

Pra, IMT Shkodër, pas konstatimit të ndërtimit pa leje (ne date 29 prill), ka marrë vendimin për prishje dhe gjobë administrative pas 10 ditesh (8 maj) pra tri ditë para zgjedhjeve. Por ky vendim duket se ka mbetur vetëm në letër dhe nuk u zbatuar nga institucioni në fjalë.

Nga ana tjetër Policia e Shkodrës është njoftuar më 30 prill, por kjo e fundit, ka paraqitur kallëzim pas plot 1 muaji (në 28 maj).

Ndërkohë prishja e ndërtimit pa leje nisi vetëm pas denoncimeve publike dhe nisjes së aksionit “Tok e Xanun” nga kryeministri.

Atëherë lind pyetja: pse IMT Shkodër nuk zbatoi vendimin për prishjen e objektit më parë, por u aktivizua vetëm kur nisi aksioni i kryeministrit kundër zaptimit të hapësirave publike? Pse vendimi u mor vetëm 3 ditë para zgjedhjeve (e megjithatë nuk u zbatua)? A u përdor si shantazh për zgjedhjet apo për ndonjë praktikë korruptive? Pse nuk u paraqit drejtpërdrejt edhe kallëzim penal në prokurori, por u përcoll materiali në një hallkë shtesë dhe të padobishme si policia ?

Pse Policia e Shkodrës, priti 1 muaj derisa të paraqiste kallëzim penal ne prokurori?

Për çfarë duhej hetimi i prokurores, që IMT Shkodër të zbatonte vendimin që kishte marrë? Sepse kur konstatohet një ndërtim pa leje, objekti jo vetëm prishet pa ndonjë hetim prokurori, por kallëzimi penal bëhet drejtpëdrejt e pa vonesë.

Ky është një fakt tjetër që tregon sesi vartësit e Benet Becit (IMT) por edhe ata të Edi Ramës (Policia e Shtetit), kanë lejuar që ndërtimi pa leje të ngrihet, e kanë përdorur me shumë gjasë në zgjedhjet e 11 majit, dhe e kanë lënë më pas edhe për ca kohë të vazhdojë aktivitetin. Arsyet duhet t’i shpjegojnë vetë kryeministri dhe kryebashkiaku.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme