Kronika 11 July 2025, 20:45 Nga VNA

Mjekët pa Kufij: Kequshqyerja në Gaza në nivele të larta

Ndaje në Whatsapp
Mjekët pa Kufij: Kequshqyerja në Gaza në nivele të larta

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria. Ekipet në terren kanë vërejtur “një rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute tek njerëzit në Gazë”, thanë ata.

Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e Gazës dhe në qytetin bregdetar Al-Mavasi, aktualisht janë duke marrë trajtim ambulator më shumë se 700 gra shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe gati 500 fëmijë me kequshqyerje të rëndë dhe të moderuar.

Numri i rasteve të kequshqyerjes në qendrën e saj në qytetin e Gazës është katërfishuar pothuajse për më pak se dy muaj, nga 293 raste në maj në 983 raste në fillim të korrikut. Prej tyre, 326 raste përfshijnë fëmijë të moshës nga 6 deri në 23 muaj, theksuan ata.

“Kjo është hera e parë që shohim një shkallë kaq të rëndë të rasteve të kequshqyerjes në Gazë”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Zia e bukës në Gazë është e qëllimshme, mund të përfundojë që nesër nëse autoritetet izraelite lejojnë hyrjen e ushqimit në sasi të mëdha”, sipas tyre.

Izraeli kufizon në minimumin e mundshëm futjen e ushqimit në Gazë, si dhe e mbikëqyr shpërndarjen e mëvonshme të tij.

Mjekët pa Kufij i bënë thirrje Izraelit të lejojë menjëherë qasje të pakufizuar në ndihmat humanitare, përfshirë ushqimin dhe ilaçet, si dhe mbrojtjen e popullsisë civile.

Izraeli kontrollon të gjitha pikat e hyrjes në Rripin e Gazës dhe rrjedhimisht edhe rrugët e transportit për ndihmat humanitare.

Izraeli e justifikon kufizimin e ndihmave duke pretenduar se Hamasi grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i plaçkit ato. Sipas organizatave të OKB-së, nuk ka asnjë provë që kjo të ketë ndodhur./REL

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme