Kronika 11 July 2025, 17:08 Nga VNA

FNSH në Theth, armatosur gjer në dhëmbë, përplasje me banorët

Ndaje në Whatsapp
FNSH në Theth, armatosur gjer në dhëmbë, përplasje me

Banorët kanë sulmuar me lëndë djegëse, dyshohet molotov, fadromat dhe urën teksa IKMT vazhdon aksionin për shembjen e objekteve. Për pasojë forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, të armatosur, gati për çdo skenar.

Në një njoftim Policia e Shkodrës ka reaguar duke mohuar se kundrejt fadromave të IKMT-së është hedhur molotov. Por në një deklaratë për media thuhet "rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore".

Është e paprecendentë ndërhyrja e shetit në një zonë turistike në kulmin e sezonit dhe mbushur me turistë vendas dhe të huaj. Panorama që ofron shteti në këto ditë në Theth ngjall pasiguri dhe frikë kudo në vend.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme