Kronika 11 July 2025, 12:52 Nga VNA

SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie

Ndaje në Whatsapp
SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, mes tyre

Prokuroria e Posaçme ka goditur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine. Në mesin e të dyshuarëve janë edhe zyrtarë të policisë. Nga të dhënat paraprake rezulton se janë arrestuar 8 persona në kuadër të operacionit, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime zyrtare pranë SPAK bëjnë me dije se grupi trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, dhe zyrtarët ishin të implikuar në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Ish-zyrtari i policisë, Erjon Dani, ish-shef krimesh në Komisariatin nr. 3, nuk është arrestuar nga policia, por është shpallur në kërkim. Detajet e këtij operacioni pritet të bëhen me dije përmes njoftimit për shtyp nga SPAK, ndërkohë që goditja ka ardhur për shkak të zbërthimit të komunikimeve nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme