Kronika 11 July 2025, 13:16 Nga VNA

Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente, biznese e garazhe të Paris Prengës, të dënuarit për atentatin me eksploziv

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente, biznese e garazhe të

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës. Dyshohet se pasuritë rrjedhin nga burime të paligjshme. Prenga u dënua me 18 vite burgim për atentatin në tentativë me eksploziv ndaj Artjon Bylykut. Ky i fundit është kunati i Domart Konjarit, që njihet si kundërshtar i Devi Kasmit. Kasmi u ekzekutua në janar të 2018.

Njoftimi

I dënuar për 3 vepra penale, nga vrasja në tentativë te grupi i strukturuar kriminal, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shtetasit P.P. dhe familjarëve të tij.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.P., i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi P.P. ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, për të cilën ka marrë edhe dënimin përkatës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në kuadër të hetimit pasuror nr. 05/P, datë 02.07.2025, kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burime ligjore, si më poshtë:

  • Pasuria me nr. 3/708+4-8, vol. 23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip. 97.7 m²;
  • Pasuria me nr. 3/708-G2, vol. 23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip. 18.95 m²;
  • Pasuria me nr. 1/312-N20, vol. 24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip. 256.1 m²; si dhe
  • Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme