Kronika 12 July 2025, 10:10 Nga VNA

Aksioni në Sarandë, kapet i shumëkërkuari Ervis Cukali, tentoi atentat me eksploziv në Fier. Miku i tij, Endrit Doku, u hodh në det të fshihte armën e zjarrit. Detajet

Ndaje në Whatsapp
Aksioni në Sarandë, kapet i shumëkërkuari Ervis Cukali,

Ervis Cukali, një i shumëkërkuar i policisë prej dy vitesh, Endrit Doku dhe Imer Gega janë tre të arrestuarit nga policia e Sarandës pas një aksioni të mbrëmjes së djeshme, ku për t’iu shmangur prangave, njëri prej të dyshuarve u hodh në det.

“Në lagjen nr. 1, rruga ‘Butrinti’, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip ‘Porsche’, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi Endrit Doku, tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e tij”, tha policia.

Rezulton se Doku kishte hedhur në det çantën brenda së cilës kishte vendosur pistoletën që mbante pa leje. “Nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det”, tha më tej policia.

Operacioni për arrestimin e tyre u kodua Diving dhe tre të dyshuarit përfunduan në pranga, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti luksoz me të cilin udhëtonin.

Endrit Doku, 27 vjeç, dyshohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; Imer Gega, 21 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; ndërsa Ervis Cukali, 27 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Ervis Cukali rezultoi të ishte person në kërkim prej gushtit 2023, kur në Fier u kapën 21 kg eksploziv dhe synohej eliminimi i një personazhi të njohur të krimit në zonë. Atëkohë u arrestua Albi Mecini, i cili ishte gjithashtu në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme