Kronika 13 Korrik 2025, 16:47 Nga VNA

Skandal në Policinë e Shtetit/ Prençi: “Proda po katapulton ushtarët e krimit në poste drejtuese!”

Ndaje në Whatsapp
Skandal në Policinë e Shtetit/ Prençi: “Proda po

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj rokadës së ditëve të fundit në Policinë e Shtetit, duke i cilësuar emërimet e fundit si provë të kapjes së institucioneve të rendit nga grupe kriminale.

Në një reagim publik, Prençi ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për shkelje të hapur të ligjit dhe të kritereve profesionale. Ai i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha, që të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë masa konkrete për të ndalur atë që Prençi e quan degradim të Policisë së Shtetit.

“Nëse nuk jeni i implikuar, duhet të gjeni kurajon dhe të ushtroni kompetencën duke i kërkuar urgjentisht dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë!” – thekson Prençi në deklaratën e tij.

Në qendër të kritikave është vendimi për emërimin e Komisar Ulian Shpatarakut në detyrën e Drejtorit të Policisë Vendore Korçë. Prençi e quan këtë emërim një katapultim të “ushtarëve të botës së krimit” në poste drejtuese, duke argumentuar se Shpataraku nuk plotëson asnjë nga kriteret ligjore për këtë funksion.

Ai kujton se vetëm disa ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, kishte dalë publikisht me paralajmërime ndaj qytetarëve se në rast parkimi paralel do të rrezikonin deri në tre vite burg, ndërsa sot, sipas Prençit, ka emëruar një drejtues policie që vetë është shembull i shkeljeve ligjore.

Në reagimin e tij, Prençi rendit disa arsye të forta përse ky emërim është, sipas tij, i paligjshëm dhe komprometues për Policinë e Shtetit:

  • Së pari, Shpataraku nuk mban gradën e nevojshme për të garuar dhe për t’u emëruar në këtë detyrë.
  • Së dyti, ai nuk ishte fare pjesë e konkursit të zhvilluar në nëntor për funksionin e Drejtorit të Policisë Vendore dhe nuk gjendet në listën e pritjes.
  • Së treti, rreth tre vite më parë, Shpataraku rezulton në vlerësimet profesionale me shkelje të rënda disiplinore, përfshirë favorizim të personave të botës së krimit gjatë kohës që mbante detyrën e shefit të seksionit të narkotikëve dhe trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
  • Së katërti, Prençi shprehet se ky oficer ka treguar mungesë personaliteti dhe integriteti përgjatë gjithë karrierës së tij në Policinë e Shtetit.

“Ku po e shpini kështu Policinë e Shtetit?” – pyet Prençi, duke i kujtuar ministrit dhe publikut se ky emërim nuk është rastësor, por pjesë e një strategjie të planifikuar më herët për të larguar oficerët profesionistë dhe me integritet dhe për t’i zëvendësuar me figura të dyshimta.

Ai e cilëson gjithë procesin e konkursit për drejtorët e policive vendore si një “fallcitet” dhe propagandë të pastër, që u përdor për të justifikuar largimin e drejtuesve të vjetër si Tonin Vocaj, Gjovalin Loka, Edmond Sula, Lorenc Panganika dhe të tjerë.

Në fund të deklaratës, Prençi ngre edhe një pyetje retorike drejtuar qytetarëve dhe autoriteteve: “Nëse Proda paralajmëronte qytetarët se do dënoheshin me 3 vite burg për parkim paralel, sa vite duhet të dënohet vetë ai që shkel ligjin ‘Për Policinë e Shtetit’ me të dy këmbët duke emëruar drejtues jashtë çdo kriteri?”

“Edhe një herë i bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha: Na tregoni se nuk jeni pjesë dhe i varur nga bota e krimit!” – përfundon reagimi i fortë i Shemsi Prençit.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme