Kronika 13 July 2025, 20:07 Nga VNA

Përplasen dy motorë uji në Golem, njëri mbetet i plagosur, tjetri ndalohet nga Policia

Ndaje në Whatsapp
Përplasen dy motorë uji në Golem, njëri mbetet i plagosur,

Një aksident i rëndë në det është regjistruar pasditen e sotme në Golem, në zonën e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë për lundrim. Rreth orës 17:36, dy mjete lundruese të tipit motor uji janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime fizike tek një prej drejtuesve.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, mjeti lundrues i drejtuar nga shtetasi S. D., 25 vjeç, me origjinë nga Çorovoda, ka goditur një tjetër motor uji që po drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, banues në Kosovë. Si pasojë e përplasjes, P. B. ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit nga shërbimet e Policisë Kufitare që po patrullonin zonën. Fatmirësisht, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër, S. D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetime mbi shkaqet e aksidentit. Autoritetet po verifikojnë dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të sigurisë në hapësirën detare.

Policia apelon për kujdes maksimal nga përdoruesit e mjeteve lundruese, duke respektuar distancat e sigurisë dhe rregullat për lundrimin, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë jetën dhe sigurinë publike.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme