Kronika 14 July 2025, 20:02 Nga VNA

U hodh në det për t’i shpëtuar Policisë, Gjykata e Sarandës lë në burg tre të rinjtë

Ndaje në Whatsapp
U hodh në det për t’i shpëtuar Policisë, Gjykata e

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre persona të ndaluar mbrëmjen e së premtes, pasi qarkullonin të armatosur me një automjet luksoz dhe tentuan t’i shmangeshin policisë.

Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi sot masën më të rëndë të sigurisë për:

  • Endrit Doku, 27 vjeç
  • Ervis Cukali, 27 vjeç
  • Imer Gega, 21 vjeç

Të tre të rinjtë, banues në Kamëz, u ndaluan nga efektivët e forcave “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” në Sarandë, teksa udhëtonin me një automjet “Porsche Panamera”.

Në momentin e kontrollit, Endrit Doku tentoi të largohej duke u hedhur në det bashkë me një çantë. Ai u kap nga një skaf i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në fund të detit çantën ku ndodhej një armë zjarri pistoletë.

Ndaj Dokut rëndojnë akuzat “mbajtje pa leje e armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Dy personat e tjerë u arrestuan për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga verifikimet rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje e prodhim armësh luftarake”, në lidhje me një rast të zbuluar në Fier ku u sekuestruan 21 kg tritol.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme