Kronika 15 July 2025, 11:35 Nga VNA

"Plumbi i Artë", i penduari i drejtësisë Skerdi Tasi rrëfen krimet

Ndaje në Whatsapp
"Plumbi i Artë", i penduari i drejtësisë Skerdi Tasi

Skerdi Tasi, i penduari i tretë në dosjen "Plumbi i Artë", ka nisur të rrëfehet përpara Gjykatës së Posaçme. Ai nisi dëshminë pas disa seancash të dështuara për shkak të debateve mes avokatëve dhe SPAK. Më herët, në të njëjtin proces kanë dëshmuar të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej, i njohur si Krymi. Dëshmia e Tasit Me Henrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Për herë të parë jemi takuar në 2017. V. Tavanxhi më takoi me Henrikun pasi do të bënim ekzekutimin e një personi në Fier. Henriku kishte të gjitha të dhënat e atij personi. Ai rrinte afër rrethrrotullimit të parkut në Fier. Për ngjarjen, Henriku kishte një makinë "Alfa Romeo", të cilën e kishte blerë në Fier. Henriku kishte dhe një armë pistoletë automatike. Ditën e ekzekutimit, Henriku më thirri dhe më tha se porositësi i kishte thënë: “Shumë po e zgjasni atë punë.” Dolem dhe e gjetëm personin. Ndodhej në një lokal. Mora armën dhe shkova atje. Ai personi e kuptoi që isha për të. Ai u çua në këmbë, bërtiti me të madhe dhe u shtri poshtë. Unë mendova se e qëllova. Pastaj ika nëpër rrugicat e qytetit. Pistoletën e kam hedhur në Gjanicë.

Porosia e Viron Tavanxhit ishte për ekzekutimin e Gim Boriçit. Unë e njihja, kisha dëgjuar për të në Fier. Unë njihesha prej vitesh me Vironin. Në 2017 ai më kontaktoi për të vrarë Agim Boriçin. Ndërsa në 2017, unë takohesha përditë me Henrikun. Gjatë kësaj kohe ai më tha se kishte marrë përsipër edhe një punë tjetër: ekzekutimin e Aredin Beharit. Henriku kishte foto të tij. Ai rrinte tek një lokal përballë shtëpisë, si edhe kishte një dyqan ku shiste vajra makine.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme