Kronika 15 July 2025, 21:05 Nga VNA

Renis Dobra u rrëmbye 5 minuta larg shtëpisë, kushëriri i tij ka parë skenën e rrëmbimit

Ndaje në Whatsapp
Renis Dobra u rrëmbye 5 minuta larg shtëpisë, kushëriri i

Natën e 8 korrikut, teksa Renis Dobra, 23-vjeçari nga Mati po i afrohej shtëpisë së tij në fshatin Zenisht, ai u ndalua nga një automjet ku ndodheshin dy persona të veshur me rroba policie.

‘Në Shënjestër’ ka zbuluar me detaje se çfarë ndodhi në orët e vona të së martës 8 korrik, bazuar në dëshmitë e personave që qëlluan rastësisht pranë vendit ku ndodhi rrëmbimi i 23-vjeçarit, bazuar në pamjet filmike të nxjerra nga kamerat e sigurisë në rrugën Burrel-Tiranë, të cilat janë administruar nga policia.

Megjithëse autorët u përpoqën të mos linin gjurmë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renisit, kushëriri i tij që po udhëtonte nga Burreli drejt Zenishtit ka parë nga afër skenën e ndalimit të Dobrës.

Por kushëriri i viktimës Renis Dobra, tha se ai nuk mundi të shquajë në atë errësirë targat e automjetit të ndaluar në rrugë. Po kështu as portretet e personave që e urdhëruan të largohej nga aty.

“Unë nuk arrita të dalloja dot as targën dhe as fytyrat e personave, sepse kishin ndezur dritat e gjata. Pasi telefonova dhe mora dajën te shtëpia e tij, shkuam te policia që të interesoheshim”, tregon ai.

Sipas dëshmisë së dhënë nga babai i Renis Dobrës atë mbrëmje ai e priste të birin në familje. Pasi kishin një darkë familjare dhe po sipas tij rreth orës 21.30, i biri i kishte dërguar një mesazh që po vinte në familje.

Edhe pse është e paqartë se nga po vinte Renisi ndërkohë, apo cili ishte drejtimi që kishte marrë. Ajo që mesa kuptohet tashmë është se autorët kishin informacion të saktë, për faktin që Renis Dobra, atë mbrëmje, po kthehej në familjen e tij në fshatin Zenisht të Burrelit.

Për këtë arsye njëra nga makinat e ka pritur në rrugën Burrel-Tiranë. Dhe pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, me siguri në pjesën e pasme të sediljes, automjetin e Renisit mendohet ta ketë udhëhequr një nga personat e pranishëm, pjesë e togës kriminale,

Kjo deri në një pjesë të segmentit, ku më pas trupin e Renisit e kanë marrë dhe e kanë futur në automjetin e tij, të cilin më pas e kanë hedhur në Liqenin e Shkopetit, aty ku edhe u gjet, disa orë më pas.

Në dyshimet e forta se fillimisht ishte qëlluar me plumb, por më pas në mendimin se ishte mbytur nga ushtrimi i një force njerëzore, kjo për shkak të shenjave të gjetura në trupin e tij dhe sidomos në zonën e qafës.

“Vendi ku mendohet se është rrëmbyer 23 vjeçari Renis Dobra, ndodhet vetëm 5 minuta larg banesës së viktimës. Dyshimet e para janë se autorët e kanë mbytur të riun me litar dhe më pas e kanë futur në makinën e tij tip Benz dhe më tej e kanë hedhur në liqenin e Shkopetit.

Por gjatë rrokullisjes së automjetit, trupi i pajetë i Renis Dobrës ka dalë nga makina, ku ka pësuar dëmtime të tjera në kokë dhe në trup”, thuhet në dosjen hetimore.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme