Kronika 15 Korrik 2025, 13:36 Nga VNA

“Plumbi i Artë”, Skerdi Tasi tregon si dogji makinën, armët dhe mori 25 mijë euro për vrasjen në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i Artë”, Skerdi Tasi tregon si dogji makinën,

Skerdi Tasi vijon dëshminë në Gjykatën e Posaçme.Ai mban statusin e të penduarit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Vijimi i dëshmisë së Skerdi Tasit

Në kohën që kërkonim Gim Boriçin, mësuam se kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm. Pastaj shkuam tek lokali i tij. Ai ishte duke pirë kafe me vëllanë. Henriku më tha: “Aq më mirë.” Sipas tij, nëse i vrisnim të dy, ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre.

Unë kisha një kallash, ndërsa Henriku një pistoletë tip “Glock”. U afruam dhe qëllova. Pas një breshërie, arma më ngeci. Henriku vazhdonte qëllonte. Më thoshte: “Qëllo, qëllo se po na ikin.” I thashë: “S’kam ç’bëj, mu bllokua.” Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Henriku ishte në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje apo në parakalim.

Pasi qëlluam pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, pasi e kishin ngjitur. Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën. Teksa digjia makinën, u dogja dhe vetë. Kur i vura flakën, u dogja në mjekër, flokë, ndërsa mu dogjën dhe dorezat. I hoqa dorezat. Ato i kishte gjetur policia. Vironi më tha se kishin gjetur një provë. Por tha se kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që do flasë dhe që duheshin lekë. E kuptova se e tha këtë që të mos kërkoja më para.

Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë që të rrinim të qetë se nuk kishte asnjë provë që mund të na zbulonte.

U largova drejt Gjermanisë. Kur u ktheva, Henriku kishte rënë në kontakt me Nuredin Dumanin. Henriku më tha që 4 vrasje në Durrës, vëllezërit Haxhia dhe Dorian Shkozën e tjetrin, i kishte bërë ky. Më tha që kishte marrë pjesë bashkë me një person që e quante “kusho”. Mësova më vonë se ishte Nuredin Dumani. Ishte pak në merak, pasi njolla e gjakut e gjetur tek vëllezërit Haxhia ishte e Henrikut. Më tha që kishin në plan të vrisnin edhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Takova Henrikun dhe Nuredinin dhe ramë dakord për ekzekutimin. Mbaje mend që tek Nuredini, Henriku më prezantoi si nipçe. Aty morëm dhe një kapar, nja 5 mijë euro. Më vonë e mora vesh se porositësi ishte Erion Alibej. Bujar Çela lëvizte me një Benz. Na tregoi shtëpinë, lokalin. Por ne e anashkaluam. Henriku nuk donte që ta vrisnim. Ne edhe e kemi parë, por nuk donim që ta vrisnim. Një herë u bëmë gati. Morëm makinën për atentatin. Por dikush kishte raportuar targën, si makinë e dyshimtë.

Vrasja e Ilit

Vendosëm të mos merreshim me Çelën, por në shënjestër vumë Emiliano Ramazanin. Për këtë vrasje ramë dakord për 130 mijë euro. Kishim foto të tij dhe dinim makinën. Kishim tre opsione për ta vrarë: tek shtëpia, palestra apo lokali. S’po e gjenim dot.

Në atentat përdorëm makinën që na e siguroi Nuredini, e njëjta që do përdornim për Bujar Çelën. Dy herë makinën e kemi marrë në Bradashesh në një magazinë, që më pas mësova se ishte e Arben Lazës. Kishim 4 armë për këtë ngjarje. Po ta qëllonim në parakalim do përdornim kallash, ndryshe pistoletën.

Ditën e ngjarjes i shkuam tek palestra, por pamë që s’ishte vend i përshtatshëm. Kështu që e pritëm tek shtëpia, në rrugë kryesore. E pamë që u afrua. Vinte me një “Ford Fiesta”. Unë zbrita, Henriku qëndroi shofer. Unë mora 2 pistoleta me vete. U afrova dhe pasi parkoi dhe fiku makinën, u afrova me vrap. I dola nga xhami i pasagjerit, nga aty e qëllova disa herë, në kokë dhe qafë. Në oborrin brenda pallatit ndodhi vrasja. Pas krimit e dogjëm makinën bashkë me 2 armë. Armët që përdora i mora me vete. U larguam drejt Tiranës duke i rënë nga Peqini. Diku ku ishin ca betoniere, fshehëm armët dhe Henriku i çoi foto Nuredinit në SKY.

Na kontaktoi edhe një Klara për lekët. Ne kishim marrë disa shuma ndërkohë. Si rregull duhet të ndanim 60 mijë euro me Henrikun, por unë mora 25 mijë.

Video

Një bankomat në Sainsbury është vjedhur duke përdorur një makinë ngritëse teleskopike. Në video duket momenti kur bankomati ngrihet nga makina ngritëse teleskopike dhe ngarkohet në një automjet tjetër, i cili largohet me shpejtësi nga sheshi. Policia e Thames Valley njoftoi se po heton grabitjen që ndodhi rreth orës 00:50 të mëngjesit të së dielës në dyqanin lokal të Sainsbury’s në Brooklands Square, Milton Keynes. Sipas policisë, në vendngjarje është vendosur një perimetër sigurie dhe ka një prani të shtuar policore në zonë.

Mesditën e kësaj të marte në Durrës, një ngjarje e rëndë tronditi banorët e fshatit Shkallnur, ku djali 25-vjeçar Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, në banesë. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Rreth dy orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit. Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka shfaqur sjellje agresive. https://www.vna.al/kronika/vrau-babain-me-thike-arrestohet-25-vjecari-ne-durres-i16227

Pamje tronditëse vijnë nga Gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht nga Xhamajka, ku ndodhet “syri” i uraganit Melissa, një stuhi shkatërrimtare që po fshin gjithçka përpara me shpejtësi rekord prej 300 km në orë. Kjo e bën “Melissën” uraganin e dytë më të fuqishëm në historinë njerëzore, pas atij të ndodhur rreth 170 vjet më parë. I quajtur nga ekspertët “Uragani i shekullit”, “Melissa” mbërriti pak pas orës 19:00 në kryeqytetin Kingston, duke goditur zonën me forcë ekstreme. Sipas specialistëve meteorologjikë, asnjë strukturë nuk po arrin t’i rezistojë fuqisë së saj shkatërruese. Rrugët në qytete janë bosh. Banorët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë pak kanë pranuar të strehohen në qendrat emergjente, vetëm dy nga rreth 50 mijë vende të përgatitura janë mbushur deri tani, në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve.

Marina e SHBA-ve, duke ndjekur urdhrat e presidentit Donald Trump, kreu tre sulme vdekjeprurëse kundër katër anijeve, duke vrarë 14 persona, të cilët ai i përshkroi si “narko-terroristë” dhe të akuzuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor Lindor. Lidhur me sulmin, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së deklaroi se “gjithsej 14 narko-terroristë u vranë gjatë tre sulmeve, me një të mbijetuar. Të gjitha sulmet u zhvilluan në ujëra ndërkombëtare pa dëmtime për forcat amerikane”. Ndërsa për të mbijetuarin, ai tha se autoritetet meksikane morën përsipër operacionin e kërkim-shpëtimit. “Departamenti ka kaluar mbi DY DEKADA duke mbrojtur atdheun e tyre. Tani, ne po mbrojmë atdheun tonë. Këta narko-terroristë kanë vrarë më shumë amerikanë sesa al-Kaeda dhe do të trajtohen në të njëjtën mënyrë. “Do t’i lokalizojmë, do t’i rrjetëzojmë dhe pastaj do t’i gjurmojmë dhe do t’i vrasim”, theksoi Hessgeth në postimin e tij.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme