Kronika 16 July 2025, 14:39 Nga VNA

Vrasja e Renis Dobrës, ky është autori i dyshuar Petrit Çakrri

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Renis Dobrës, ky është autori i dyshuar Petrit

Petrit Çakrri alias Petrit Hoxha, i cili është arrestuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës, krim i ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat. Petrit Çakrri u arrestua pak pas mesnatës së të martës (16 Korrik) në Lekbibaj të Tropojës. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, Fatjon Bushgjokaj, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Sipas policisë “Renis Dobra është marrë peng dhe u mbyt  përmes strangulimit, mbytje me litar”. Autorët kanë tentuar të zhdukin kufomën e 23-vjeçarit duke e hedhur së bashku me makinën në liqenin e Shkopetit, por gjatë rënies trupi ka dalë nga mjeti. “Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen”, informoi policia. Sipas policisë, 23-vjeçari ka pasur konflikte për prishje të pazareve të drogës me 4 autorët e dyshuar, Petrit Çakrri, si edhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme