Kronika 16 July 2025, 18:22 Nga VNA

Burgjet në Shqipëri, nga institucione ndëshkuese në “qendra estetike” dhe vende për “takime speciale”/ Shteti hesht para skandaleve

Ndaje në Whatsapp
Burgjet në Shqipëri, nga institucione ndëshkuese në

Ndërsa në shumicën e vendeve burgjet e sigurisë së lartë funksionojnë si institucione me kontrolle të rrepta dhe rregulla të pandryshueshme, në Shqipëri ato po kthehen “klinika estetike”, apo vende ku zhvillohen “takime speciale” me persona të njohur të ekranit dhe botës së shoëbiz-it.

Në pamje të parë kjo mund të tingëllojë si një shaka, por informacionet që vijnë nga brenda sistemit penitenciar shqiptar, flasin qartë për një realitet alarmant.

Prej ditësh, në media janë publikuar lajme tronditëse për vizita të shpeshta të moderatoreve, modeleve dhe vajzave të njohura të ekranit në burgje, ku zhvillohen “takime speciale” me të dënuar për krime të rënda.

Skandali shpërtheu fillimisht në burgun e Drenovës, ku sipas raportimeve, i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, ka zhvilluar një takim të tillë me një modele të njohur kosovare me inicialet Z.Z. Madje, në javë të ndryshme janë regjistruar hyrjet e dy vajzave të tjera të njohura të shoëbiz-it shqiptar, me inicialet A.D. dhe R.R., të cilat kanë realizuar takime të ngjashme në dhoma të posaçme.

Të njëjtat fenomene janë konstatuar edhe në burgun e Reçit, ku një anëtar i grupit “Bajri” dyshohet se ka pasur takime me persona të jashtëm nën të njëjtat kushte. Por kjo nuk ndalet vetëm në këto institucione. Burime konfidenciale tregojnë se praktika të tilla janë bërë të zakonshme edhe në burgjet e Korçës, Burrelit, Peqinit, si dhe në paraburgimin 313 në Tiranë. Vajza të shoëbiz-it, eskorta nga Kosova, madje edhe nga vende si Venezuela dhe Bolivia, kanë hyrë për "vizita të veçanta" tek të dënuar përjetësisht.

Për hyrjen e dy vajzave eskortë në burgun e Drenovës kanë qenë në dijeni të plotë shefi i policisë së burgut, Dylber Beqiri, dhe drejtori i këtij institucioni, Leonard Mardoda. Në burgun e Reçit, prezenca e vajzave është regjistruar në librat zyrtarë të hyrje-daljeve, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar pamje të qarta të tyre.

Këto “takime speciale” mundësohen përmes manipulimit të regjistrave, ku falsifikohen të dhënat e të dënuarve, ose shënohen identitete të tjera për të fshehur gjurmët.

Përpos këtyre takimeve, jemi dëshmitarë se si burgu shërben edhe për të ndryshuar pamjen e jashtme me ndërhyrje estetike. Rasti është me ish-deputetin e PD, Ervin Salianji. Kur u dënua me një vit burg për kallëzimit të rremë, një pjesë të flokëve nuk i kishte. Por kur doli për herë të parë në media pas dënimit, gjatë votimit në zgjedhjet e 11 majit, pamja e tij e jashtme kishte ndryshuar, pasi kishte mbjell flokët në burg. Gjë që tregonte se burgu nuk qenka një e keqe e madhe që mund t’i ndodh një të dënuari, me një rast shërben edhe për riparime estetike.

Por rasti i Salianjit duket si një detaj i vogël përballë zhvillimeve të fundit.

Edhe pse këto ngjarje kanë dominuar lajmet për ditë me radhë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë dalë me asnjë deklaratë zyrtare. Kjo heshtje ngre dyshime të forta për vërtetësinë e këtyre informacioneve. Nëse ka të vërteta në këto raportime, përse ministri Ulsi Manja nuk ndërmerr veprime ndaj drejtuesve të IEVP-ve përkatëse?

Madje edhe momentin e ka në favor, pasi ndodhemi në një kohë kur qidnra drejtorë në të gjithë shqipërinë po japin dorëheqje pasi shefi i tij mendon se nuk kanë bërë punën mirë. Çfarë e kursen Manjën që të verifikojë këto informacione dhe të bëj të njëjtë gjë me drejtorët e tij?

Apo ai hakërret vetëm kur merr urdhër nga kryeministri si në rastin e prokurores në Shkodër, që kërkon ta shpall fajtore deri në ILD.

Edhe nëse kjo është e vërtetë, a është kryeministri në dijeni të këtyre zhvillimeve tronditëse? A e ka parë që disa drejtorë po e shndërrojnë sistemin penitenciar në “bordello me siguri të lartë”?

Në çdo rast qytetarët e kërkojnë një sqarim.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme