Kronika 17 July 2025, 11:33 Nga VNA

“Po vëzhgoja shtëpi për të vjedhur” /Si e mohon Fation Bushgjoka përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen makabre të Renis Dobrës

Ndaje në Whatsapp
“Po vëzhgoja shtëpi për të vjedhur” /Si e mohon

Fation Bushgjoka, një prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, ka mohuar të jetë i përfshirë në krimin makabër. Ai thotë se ishte ndodhur në zonë pasi po vëzhgonte shtëpi të cilat planifikonte t’i vidhte. Bushgjoka thekson se ka qenë në zonë dhe rrugës, teksa ecte me makinën Range Rover, ka parë që një makinë ka rënë, por deklaron se s’ka lidhje me vrasjen e Dobrës.

Petrit Çakrri nga ana tjetër thotë se i njeh vëllezërit Bushgjoka, sepse me njërin prej tyre ka bërë burg, por nuk di se çfarë kanë bërë ata me djalin, pra Renis Dobrën. Por prokuroria, krahas provave të tjera, ka siguruar edhe një pamje filmike ku të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit shfaqen duke pirë kafe në një pikë karburanti.

Renis Dobra u mbyt me litar pasi u rrëmbye, ndërsa autorët tentuan t’i fshihnin trupin teksa e futën në automjet dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit. Pas vrasjes, në fshatin Golaj të Kukësit u arrestua Çakrri, ndërsa Bushgjoka u prangos në Astir. Dy vëllezërit e tij, Kristi e Aleksandër Bushgjoka, janë shpallur në kërkim.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme