Kronika 17 July 2025, 14:48 Nga VNA

Arrest me burg për babain e 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen, gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit

Ndaje në Whatsapp
Arrest me burg për babain e 17-vjeçares që tentoi

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për babain e vajzës 17-vjeçare që tentoi vetëvrasjen disa ditë më parë në qytetin bregdetar. Vendimi u dha nga gjyqtari Bevil Beqiraj, i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë për masë të rëndë sigurie, me arsyetimin se ekziston rreziku i prishjes së provave dhe i përsëritjes së veprës penale.

43 vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa u refuzua.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik 2025, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, ku 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri në banesën e gjyshit të saj, duke pësuar plagë të rënda në kokë. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në vijim të hetimeve, policia ka bërë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit që dyshohet se u përdor në ngjarje. Pistoleta është gjetur e fshehur brenda një qeseje plastike, në një vend grumbullimi materialesh pranë banesës së gjyshërve të të miturës. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës së plotë në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim dokumentimin e detajuar të rrethanave të ngjarjes.

Në këtë procedim penal është përfshirë edhe gjyshi i vajzës, ndërsa hetimet e policisë së Vlorës vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve të tjerë të mundshëm.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme