Kronika 17 July 2025, 20:55 Nga VNA

Plagosja e 2 personave në Sarandë, autorët e dyshuar janë dy vëllezër

Ndaje në Whatsapp
Plagosja e 2 personave në Sarandë, autorët e dyshuar janë dy

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku dy persona u plagosën me armë zjarri.

Sipas mjekëve të Spitalit të Sarandës, mësohet se të dy kanë marrë plagë të rënda në bark dhe në zonën e legenit dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit në Tiranë.

Po ashtu, bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Po ashtu mësohet se Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes, një çantë brenda së cilës kishte edhe një armë. Nuk duhet nëse çanta me armën u përket autorëve, apo mund tu ketë rënë dy të rinjve që mbetën të plagosur.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Të dyshuarit për plagosjen janë dy vëllezër, Ramadan Zoto (Canaj) 43 vjeç dhe Erjon Canaj 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, dy vëllezërit Canaj të shpallur në kërkim janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal. Ramadan Canaj, sipas mediave, ka qenë i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Vëllai i tij, Erjon Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme