Kronika 17 Korrik 2025, 20:50 Nga VNA

Shqipëria “në luftë” me zjarret, 8 vatra vijojnë aktive

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria “në luftë” me zjarret, 8 vatra vijojnë

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përmbledhje të situatës  në vendin tonë, ku shumë qarqe raportojnë vatra zjarri që kanë vënë në rrezik jo vetëm banesat por edhe puset e naftës dhe linjat elektrike.

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.

Vatrat aktive vijojnë të mbeten në qarkun e Dibrës, vendi i quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

Një tjetër vatër zjarri është shënuar në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025.

Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.

Në qarkun e Fierit, fshati Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025.

Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.

Në qarkun e Vlorës, në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore.

Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në qarkun e Gjirokastrës, në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në qarkun e Elbasanit, në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore.

Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin  pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse.

 

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme