Kronika 18 Korrik 2025, 11:06 Nga VNA

Kush është “kasapi shqiptar” që u shpall në kërkim për plagosjet në Sarandë

Ndaje në Whatsapp
Kush është “kasapi shqiptar” që u shpall në

Pas plagosjes së 24-vjeçarit Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, në afërsi të stadiumit të Sarandës ditën e djeshme, policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj, si dhe dy persona të tjerë.

Ramadan Canaj konsiderohet nga mediat në Greqi si “kasapi shqiptar”. Në vitin 2005 ai akuzohet se ka ekzekutuar në Athinë Pushkin Kuspen, për motive hakmarrjeje. Më 31 janar 2008, në tentativë për t’u kapur, shkëmbeu zjarr me policinë greke dhe u arrit të arrestohej në fund të shkurtit 2008. Rezulton me precedentë edhe për grabitje me armë në Greqi. Në sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar me 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra.

Erjon Canaj, në dhjetor 2022, dyshohet se ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës. Ai u arrestua në shkurt 2024, në një banesë në Berdenesh, Sarandë, me 2 pistoleta. Në fillim të këtij viti, Gjykata e Sarandës e shpalli të pafajshëm për armët, me pretendimin se ato u gjetën në dollap dhe shtëpia ku u kap Canaj nuk ishte në emrin e tij.

Sarandë / Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri.

Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Vihet në pranga edhe një prej të plagosurve, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2025, rreth orës 15:00, në një lokal, në lagjen nr. 3, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku si rezultat u shpallën në kërkim katër shtetas:

  • R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.
  • E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç dhe K. J., 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe gjatë këtij konflikti, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtetasit G. H. dhe E. L. ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të ushtruara në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, shtetasit G. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme