Kronika 17 July 2025, 22:55 Nga VNA

Vajzat e ekraneve "thyejnë" burgjet, Klodiana Lala: Njëra hynte çdo javë dhe takonte bosin e krimit

Ndaje në Whatsapp
Vajzat e ekraneve "thyejnë" burgjet, Klodiana Lala: Njëra

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për fenomenin e vajzave të ekranit, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje.

Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e burgjeve. 

"Tani, por vajzat e showbizz që hyjnë në burgje. Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit. Shkoi puna deri aty sa burgu ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja, shkonte dhe qëndronte atje. Ke dhjetëra raste, të vajzave që përmes kontratave fiktive, që konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit.

Nuk është punë polici, por çështje sistemi. Ka vajza që vijnë edhe nga jashtë, pretendojnë që janë bashkëjetuese dhe hyjnë e takohen. Kjo nuk është gjë e re.

Kjo histori bëri shumë zhurmë, sepse në një nga kontrollet në sektorin ku ndodhet Laert Haxhiu, u gjetën tre telefonë, të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në atë kohë, SPAK, duke qenë se Laert Haxhiu akuzohej se kishte në shënjestër dhe dy prokurore, atëherë prokurorët e morën telefonin për ta zbërthyer dhe për të kuptuar a kishte të dhëna për aktivitet kriminal. Aty u zbuluan këto vajzat e modelingut, ekranit", tha Lala.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme