Kronika 18 July 2025, 13:50 Nga VNA

"I shërbeva si qeni, me sy mbyll. Firmën ne, lekët ata..." Përgjimet që fundosin kreun e KPP Jonaid Myzyrin

Ndaje në Whatsapp
"I shërbeva si qeni, me sy mbyll. Firmën ne, lekët

Zbardhen përgjimet që “fundosin” Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Myzyri ndodhet nën masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

“Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll... e dua edhe pikë. E dua kështu... firmosim ne, të gjithë si delet. Ime vemi ku të na thërrasin. Rresht. Firmën ne, e lekët ata”, dëgjohet të thotë në përgjime Lindita Skeja, bashkë e pandehur me Myzyrin, njëherazi vartëse e tij.

Përgjimi

Speaker A (Lindita): Ça ka lidhje puna ime oj Nonë. Ajo puna ime qe për me ashtu, po ata na kishin piketu ne... do vinin e do të vrisnin... ja fut kot, puna punë, ça unë si gjith dynjaja... ika unë, vajtën të tjerët... as... a ka vajt njeri t’i vjedhë tek shtëpia ata? Ja fut kot oj Nonë. Ai na mbajti kështu... që krijuam besim që ne jemi miqtë e atij... edhe rrimë të qetë. Na ofroi, mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Speaker B: Hej Zot!

Speaker A (Lindita): Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll... e dua edhe pikë. E dua kështu... firmosim ne, të gjithë si delet. Ime vemi ku të na thërrasin. Rresht. Firmën ne, e lekët ata.

Speaker B: A mos i hëngërt o Zot...

Speaker A (Lindita): Bojmë, se e dini ju ç’ju bëj unë, bojmë... më pas...

Speaker A (Lindita): Amin... ata hop mbrapsht ere... hop mbrapsht... hop mbrapsht më çoi mu në KPP... më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj-lloj pislliku...

Speaker B: Pi hiç ere unë s've, po edhe tha Dashi motrës: mos shko...

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme thekson se “nga rezultati i përgjimeve ngrihen dyshime të arsyeshme që në vendimmarrjen e KPP për shqyrtimin e ankesës me objekt: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal–Q.Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa TVSH, si dhe në vendimmarrje të tjera, ekzistojnë elementë të veprimeve të kundërligjshme që mund të kenë ndikuar në këto vendime”.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme