Kronika 18 July 2025, 21:18 Nga VNA

Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti një zotëri që punon te hidrocentrali

Ndaje në Whatsapp
Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I

Dy vëllezërit 7 dhe 9 vjec që u mbytën pasditen e sotme në zonën e Labinot Fushës në Elbasan, u gjetën nga roja i hidrocentralit të ndërtuar pranë zonës.

Këto detaje ka dhënë për mediat një i afërm i familjes i cili i tronditur nga ngjarja e rëndë, ka treguar si e mori vesh lajmin e rëndë.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë  kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

Dy djemtë e moshës 7 dhe 9 vjeç, vëllezër, janë mbytur ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre të tyre. Ata raportohet se kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme