Kronika 19 July 2025, 09:29 Nga VNA

Vrasja e 23-vjeçarit në Shkopet/ Dalin sot para gjykatës së Dibrës, autorët e dyshuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 23-vjeçarit në Shkopet/ Dalin sot para gjykatës

Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, krim i kryer mbrëmjen e 8 Korrikut në Madhesh të Ulzës. Seanca gjyqësore është planifkuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Dibrës.

Ndërkohë janë ende në kërkim dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Janë pamjet filmike, si dhe prova të tjera që faktojnë se Petrit Çakrri ka pasur njohje të mëparshme me 3 vëllezërit Bushgjokaj, por dëshmitë e tyre dhënë në hetuesi bien në kontradiktë me njëra-tjerën.

Fatjon Bushgjokaj ka mohuar njohjen me Petrit Çakrrin, por nga ana tjetër ka pranuar se ka lëvizur në disa fshatra të Klosit dhe Burrelit, me pretendimin se do të kryente vjedhje në disa banesa.

Dëshmi kjo që bie ndesh me atë të Petrit Çakrrit, i cili ka pohuar se njihej me një nga vëllezërit Bushgjokaj, pasi kanë qenë në burg së bashku. 55-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme