Kronika 20 July 2025, 10:21 Nga VNA

Zjarri në Lurë përhapet drejt Zall Gjoçajt, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në Lurë përhapet drejt Zall Gjoçajt, kërkohet

Zjarri që shpërtheu rreth dy javë më parë pranë liqenit të Luleve në Lurë ka marrë përmasa shqetësuese, duke u përhapur deri në zonën e Zall Gjoçajt. Flakët kanë përfshirë tashmë dhjetëra hektarë me pyje pishash të zeza, ahu dhe bimësi të tjera karakteristike të zonës.

Megjithëse dhjetëra efektivë të ADZM Dibër, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Dibër, po punojnë nga toka për fikjen e zjarrit, situata mbetet e pakontrolluar.

Terreni i thyer malor dhe era e fortë kanë vështirësuar ndjeshëm përpjekjet për shuarjen e flakëve. Zjarri është zhvendosur tashmë drejt zonës së verimit në Zall Gjoçaj, ku rrezikon djegien e staneve të bagëtive, qindra koshereve të bletëve dhe pasurive të tjera të banorëve vendas.

Autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrje emergjente nga ajri, pasi ndërhyrja tokësore është bërë e pamundur. Duke qenë se pranë ndodhen liqenet e Lurës dhe në afërsi edhe ato të malit të Balgjajt, ndërhyrja me helikopterë konsiderohet mënyra më efektive për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur dëme të mëtejshme në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme