Kronika 19 July 2025, 11:40 Nga VNA

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, gjykata e Dibrës lë në burg dy të dyshuarit. Debate të forta në sallën e gjyqit

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, gjykata e Dibrës lë

Gjykata e Dibrës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fation Bushgjokën, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës. Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura, ka pasur debate të forta mes dy të dyshuarve dhe prokurorit të çështjes.

Prokuroria pretendon se ka prova të forta për implikimin e tyre në rrëmbimin dhe vrasjen e të riut, ku ndër të tjera ata shfaqen së bashku në kamerat e sigurisë së një karburanti në zonë, ndërsa të dyshuarit thonë se kishin shkuar atje për të pikasur shtëpi që do t’i vidhnin.

Gjykata, pasi dëgjoi palët, vendosi t’i lërë në burg dy të dyshuarit.

Renis Dobra u rrëmbye në fshatin Zenisht. Ai u mbyt me litar dhe më pas trupi i pajetë u vendos në makinën e tij dhe u hodh në liqenin e Shkopetit. Nga rrokullisja, trupi i pajetë i Dobrës doli nga makina dhe u gjet të nesërmen në sektorin C buzë liqenit. Sipas policisë, dyshohet se Dobra u vra për shkak të prishjes së pazareve për drogë në Gjermani, ku kishte vuajtur një dënim prej 6 muajsh.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme