Kronika 19 July 2025, 21:04 Nga VNA

Sherri te “Lollypop” në Palasë, dy të proceduar për prishje të qetësisë publike

Ndaje në Whatsapp
Sherri te “Lollypop” në Palasë, dy të proceduar

Policia identifikon dy personat që u konfliktuan në lokalin Lollypop në Palasë dhe nis hetimin ndaj tyre në gjendje të lirë. Të dy personat e përfshirë në sherr nuk kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit.

 

Njoftimi i plotë:

Dhërmi, Himarë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal, pasi:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.

Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme