Kronika 21 July 2025, 11:30 Nga VNA

Djegia e landfillit në Elbasan, prokuroria firmos 14 urdhër kontrolle

Ndaje në Whatsapp
Djegia e landfillit në Elbasan, prokuroria firmos 14 urdhër kontrolle

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar 14 kontrolle në kuadër të hetimeve që lidhen me djegien e landfillit pranë inceneratorit të qytetit.

Prokuroria po heton për akuzën e zjarrvënies dhe ka urdhëruar kontroll për administratorët e shoqërisë “Eco Elb”, si dhe 8 mbikëqyrësit e kontratës së caktuar nga bashkitë e qarkut.

Kontrollet janë miratuar me vendim gjykate dhe aksioni është ndërmarrë këtë mëngjes.

Prokuroria ka sekuestruar dokumenta dhe të dhëna të tjera të vlefshme për hetimin e çështjes.

Djegia e landfillit, si në 2024 ashtu edhe pak javë më parë në qershor-korrik 2025, ka shkaktuar ndotje të mëdha dhe dëme të pariparueshme për shëndetin e qytetarëve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme