Kronika 21 July 2025, 16:02 Nga VNA

Leonidha Çobo, lidhjet, faturimet dhe hetimi i Prokurorisë së Fierit

Ndaje në Whatsapp
Leonidha Çobo, lidhjet, faturimet dhe hetimi i Prokurorisë së

Në dosjen e Prokurorisë së Fierit rezulton se Leonidha Çobo, ish-administrator i kompanisë “Bankers”, ka faturuar edhe kompani, të cilat zotëroheshin në mënyrë të tërthortë prej tij.

Nga hetimi rezulton se Çobo ishte regjistruar si person fizik dhe faturonte fatura për llogari të kompanisë së kunatës së tij, por edhe personave të lidhur me të, sikurse u raportua një ditë më parë.

Prokuroria ka hetuar ndër të tjera edhe lidhjen e Çobos me kompaninë “LC Consulting”.

Kjo kompani është themeluar më 23 janar 2024 me aksioner 100 për qind shtetasin Leonidha Çobo. Aktiviteti i kompanisë është këshillimi për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhim.

Përgjatë periudhës 2024-2025 konstatohen faturime nga “Leonidha Çobo” PF me subjektin “LC Consulting” në vlerën 12.695.548 lekë.

Kjo kompani, sipas prokurorisë, kontrollohet që nga themelimi nga Leonidha Çobo dhe kjo bie ndesh me parimin e pavarësisë së palëve në marrëdhënie tregtare.

“Duke qenë se subjektet janë në thelb një entitet i vetëm ligjor dhe ekonomik, kjo lëvizje ngre dyshime të bazuara për përdorim të faturave fiktive me qëllim manipulimin e të ardhurave, shmangien e detyrimeve tatimore apo justifikimin e burimeve të paligjshme”, thekson prokuroria.

Prokuroria ka bërë një hetim të kompanisë, ku rezulton se administrator është Emirjon Marku. Ky i fundit nuk paguhet me pagë, pasi deklarohet zero paga e tij dhe për këtë paguhen vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore.

Në këtë shoqëri rezulton të jetë i punësuar Artur Çobo si konsulent investimesh, që është vëllai i Leonidhës. Artur Çobo paguhet me 150.000 lekë. Si të punësuar deklarohen një shofer dhe një punonjës serë.

“Nga tabela e të ardhurave të subjektit “LC Consulting”, ashtu si te NIPT-i tjetër “Leonidha Çobo” PF, të ardhurat vijnë nga subjektet “C.C.S.” me aksioner shtetasin Genci Likoskendaj, me të cilin janë bashkëpronarë te kompania “Tetra”, si dhe shoqëria “Bolv Oil”, e cila është një nga nënkontraktorët kryesorë të kompanisë “Bankers Petroleum Albania LTD”, thekson prokuroria.

Leonidha Çobo dyshohet nga Prokuroria e Fierit për korrupsion në sektorin privat dhe pastrim parash.

Pak javë më parë, Prokuroria e Fierit firmosi 14 urdhër-arreste dhe masa të tjera ndaluese për drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë “Bankers”.

Kompania në fjalë, përgjatë dy dekadave, sipas prokurorisë, ka eksportuar naftë me vlerë 5 miliardë euro, në një kohë që deklaronte vetëm humbje, duke shmangur në këtë mënyrë pagesën e taksave, çka ka shkaktuar dëm të madh financiar në buxhetin e shtetit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme