Kronika 21 July 2025, 14:39 Nga VNA

Hetimet për djegien e fushës së mbetjeve në Elbasan, arrestohet vëllai i deputetit të PS-së

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për djegien e fushës së mbetjeve në Elbasan,

Në kuadër të hetimit për zjarrin në landfillin e mbetjeve në Elbasan, policia ushtroi kontrolle mëngjesin e sotëm në 14 banesa të administratorëve të kompanisë Eco Elb dhe 8 mbikëqyrësve të caktuar nga bashkitë e Qarkut për monitorimin e kontratës.

Në shtëpinë e Denis Hasallës, vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla, u gjet një sasi fishekësh, ndërsa në banesën e Bledar Çullhajt një pistoletë pa leje. Të dy u arrestuan me urdhër të prokurorit.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak”, njoftoi policia.

Djegia e fushës së mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është ndër krimet më të rënda mjedisore. Prokuroria ka nisur hetimet për zjarrvënie, ndotje të ajrit dhe shpërdorim të detyrës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme