Kronika 21 Korrik 2025, 19:34 Nga VNA

Afera financiare që u zhvati shqiptarëve 37 mln euro dhe i mori jetën Pal Trashit, po mbyllet pa asnjë fajtor

Ndaje në Whatsapp
Afera financiare që u zhvati shqiptarëve 37 mln euro dhe i mori

Nga Ola Xama

SPAK po mbyll pa lavdi dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale një nga aferat më të mëdha të mashtrimit financiar me vlerë 37 milion euro, e njohur si çështja e abuzimit me mikrokreditë.

Edhe pse në materialet hetimore del qartë që një zinxhir agjencish shtetërore nuk funksionuan dhe toleruan që të binin pre e shantazhit për të marrë kredi mbi 30 mijë familje dhe 1700 prej tyre t’u tjetërsoheshin pronat, nuk ka asnjë person të marrë në hetim nga këto instanca.

Në dosje del qartë që pronarët e MCA dhe FINAL përdornin të dhënat personale të personave që kishin kredi të palshlyera në banka dhe të familjarëve të tyre, të cilët i shantazhonin se do t’i merrnin çdo gjë nëse nuk paguanin vlerën e disafishuar të debisë ose nëse nuk hynin në një marrëveshje të re kredie me institucionet financiare MCA dhe FINAL. Logjika të çon që të dhënat personale kanë rrjedhur nga AKSHI, por askush nga kjo agjenci jo vetëm që nuk dyshohet por as nuk është hetuar.

1700 prona janë tjetërsuar përmes ankandeve fiktive dhe janë regjistruar në emrat e MCA dhe FINAL, ndërsa me mijëra të tjera janë vendosur nën sekuestro në Kadastër, por askush nga ky institucion nuk është i dyshuar për regjistrimin e pasurive pa verifikuar procedurën se si është zhvilluar ankandi. Çuditërisht veprimet e tjetërsimit të pronave përkojnë kur drejtimin e këtij institucioni e kishte Dallëndyshe Bici, por nga ana e SPAK nuk është bërë asnjë verifikim për të parë këtë përgjegjësi.

Llogaritë bankare jo vetëm të debitorëve, por dhe të familjarëve të tyre janë vendosur në sekuestro të plotë, pa garantuar nivelin e minimumit jetik e duke shkelur çdo të drejtë e procedurë, por asnjë bankë apo punonjës i tyre nuk është vënë në përgjegjësi. Vetëm për vitin 2024 janë mbi 11 mijë llogari bankare të bllokuara në bankën BKT jashtë çdo afati. Por nuk ka asnjë përgjegjës.

Asnjë sqarim se përse Prokuroria e Tiranës zvarriti çështjen për katër vjet. Asnjë sqarim se përse SPAK fillimisht shpalli moskompetencën për këtë dosje në vitin 2021, por në 2024 e pranoi se çështja ishte për juridiksionin e tij.

Asnjë përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë se përse nuk kallzoi penalisht në kohë përmbaruesit që nuk dorëzuan dosjet dhe vulat duke marrë peng mijëra familje, por kallzimet për ta u depozituan 1 vit më vonë pasi çështja u bë skandal mediatik. Asnjë përgjegjës se përse përmbaruesve që bënin ankandet fiktive nuk iu hoq licenca që të ndalej praktika abuzive, pasi Ministri i Drejtësisë e kishte konstatuar këtë skemë, madje dhe kallzuar përmbaruesit në fjalë.

Nesër në Gjykatën e Posaçme do të mësohet dhe për fatin e hetimit tjetër të dërguar në SPAK nga Prokuroria e Tiranës lidhur me implikimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nëse ka patur apo jo përgjegjësi institucionale titullari i këtij institucioni dhe përse nuk ka vepruar me heqjen në kohë të licencës së MCA dhe Final kur ankesat e qytetarëve janë bërë prej vitesh dhe në tryezën e tij ka që prej vitit 2020 raporti i auditit të Departamentit të Mbikëqyrjes ku renditeshin të gjitha shkeljet e dy kompanive.

Sa për fundin e hetimeve të skemës së mashtrimit, e lexova vendimin e Prokurorit Edvin Kondili për kuriorizitet. Nuk lëvizte asnjë presje nga vendimi që kishte dërguar në SPAK grupi i prokurorëve të Tiranës në nëntor 2024. Asnjë veprim hetimor shtesë, asnjë fjalë e ndryshuar. Ndryshimi i vetëm është që prokurorit iu deshën 7 muaj ta lexojë vendimin, ndërsa gazetarëve dy ditë…!

 

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme