Kronika 21 July 2025, 17:19 Nga VNA

Pas bujës me ushqimet e skaduara, gjykata liron dy vëllezërit e “Master Al”

Ndaje në Whatsapp
Pas bujës me ushqimet e skaduara, gjykata liron dy vëllezërit e

Kapja e 716 koli me ushqime të skaduara bëri bujë disa ditë më parë, por Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar pas kontrolleve në magazinën e kompanisë “Master Al”.

Me kërkesë të Prokurorisë, ata do të hetohen në masën “arrest në shtëpi”. Agim Domi ishte administrator i magazinës, ndërsa Florenc Domi punonte si magazinier.

Në gjykatë, vëllezërit thanë se produktet e gjetura nuk ishin për treg, por për t’u asgjësuar sapo të siguroheshin kushtet financiare.

Policia dhe prokuroria sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, si kroasantë dhe fruta të thata, të cilat ishin të skaduara prej 7 muajsh dhe me etiketa të dyshuara si të falsifikuara, në kuadër të operacionit “Siguria Ushqimore”.

Aksioni për sigurinë ushqimore, i promovuar me zhurmë nga policia, duket se po humbet vrull sapo çështjet mbërrijnë në sallat e gjyqit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme