Kronika 22 Korrik 2025, 15:04 Nga VNA

SPAK i komunikon nesër akuzën Veliajt, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: “Nuk kemi dijeni, do të kundërshtojmë akuzat!”

Ndaje në Whatsapp
SPAK i komunikon nesër akuzën Veliajt, reagojnë avokatët e

Pas marrjes si i pandehur nga SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes ekipit të tij ligjor, duke shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si po trajtohet procedura nga organi i akuzës.

Në një deklaratë të bërë publike sot, avokatët mbrojtës të Veliajt theksojnë se ai nuk është njoftuar zyrtarisht për një takim që supozohet të mbahet nesër me përfaqësues të SPAK-ut, ku pritet t’i komunikohen zyrtarisht akuzat dhe përfundimi i hetimeve.

“Jemi thellësisht të shqetësuar që praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e tij,” thuhet në reagimin zyrtar.

Sipas ekipit mbrojtës, zbulimi i përsëritur i të dhënave nga hetimi që përbëjnë sekret hetimor është i paligjshëm dhe po shkel të drejtat kushtetuese të Veliajt, duke ndikuar negativisht në perceptimin publik për çështjen. Ata akuzojnë Prokurorinë e Posaçme për bashkëpunim të heshtur në këto rrjedhje të paautorizuara informacioni, duke theksuar se nuk është nisur asnjë procedim penal për shkeljen e nenit 295/a të Kodit Penal (“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”).

“Mosfillimi i asnjë procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme për këtë shkelje, tregon bashkëpunimin e këtij organi në realizimin e kësaj vepre penale,” thuhet më tej në deklaratë.

Pavarësisht situatës, avokatët theksojnë se për herë të parë, pas 163 ditësh nga arrestimi, z. Veliaj do të ketë mundësi të shqyrtojë akuzat, të analizojë provat e prokurorisë dhe të paraqesë mbrojtjen e tij ligjore.

Në përfundim, Veliaj mohon çdo akuzë ndaj tij dhe e cilëson ndalimin si të zgjatur, të paarsyeshëm dhe në dëm të qytetarëve të Tiranës.

“Ndalimi i zgjatur, i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional është në dëm të rëndë jo vetëm të të drejtave të tij si qytetar, por edhe të qytetarëve të Tiranës që kanë zgjedhur qeverisjen e qytetit,” përfundon deklarata.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej datës 10 shkurt 2025 dhe pritet të përballet zyrtarisht me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, në një dosje që përfshin edhe bashkëshorten e tij si dhe gjashtë biznesmenë. Ndërsa hetimet pritet të mbyllen zyrtarisht nga SPAK ditën e nesërme, ekipi mbrojtës i Veliajt nënvizon se do të kundërshtojë çdo akuzë.

 

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme