Kronika 22 July 2025, 08:13 Nga VNA

Shpërthim me tritol në Sarandë/ RENEA rrethon qytetin

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim me tritol në Sarandë/ RENEA rrethon qytetin

Tronditet Saranda. Shpërthim i fortë eksplozivi në lagjen nr. 3 të qytetit. Ngjarja pranë banesës së personit në kërkim Klaus Jacaj. Ky i fundit u shpall në kërkim pasi ndihmoi Ramazan Canaj, të dyshuarin për plagosjen e dy personave pranë stadiumit të qytetit. Të plagosur mbetën Ernest Lama e Gëzim Hoxha, të dy me banim në Kamëz.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe vëllai i Ramazanit, Erjon Canaj.

Në orët e para të mëngjesit në Sarandë kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle për kapjen e personave në kërkim, pasi përplasjeve të vazhdueshme që janë numëruar në qytet së fundmi.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme