Kronika 22 July 2025, 09:40 Nga VNA

Arrestohen dy persona për përndjekje në rrjete sociale, njëri kërcënoi me fishekë familjarët e ish të dashurës

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy persona për përndjekje në rrjete sociale,

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim për përndjekje në rrjete sociale. Policia bën me dije se njëri prej tyre ka kërcënuar familjarët e ish të dashurës, duke lënë dy fishekë pranë banesës së tyre.

Në pranga kanë rënë K. M., 34 vjeç, i kërkuar për “Përndjekje” dhe “Falsifikim kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën në rrjete sociale dhe ka vendosur dy fishekë arme gjahu në oborrin e familjes së saj si kërcënim.

Gjithashtu është arrestuar edhe E. P., 28 vjeç, i cili kishte masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës për “Përndjekje”, pasi akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën në rrjete sociale.

Policia njoftoi se materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme