Kronika 22 July 2025, 20:18 Nga VNA

Ekzekutimi mafioz i Gentjan Bejtjas, lirohet nga burgu Edison Haxhiu

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi mafioz i Gentjan Bejtjas, lirohet nga burgu Edison Haxhiu

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Edison Haxhiun, i cili ishte nën hetim për përfshirjen në vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të vitit 2023 në Fushë-Krujë. Vendimi u mor pas pranimit të kërkesës së avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj, i cili argumentoi se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe kërkoi shuarjen e masës së sigurisë.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Haxhiu dyshohet se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarajn në atentatin ndaj Bejtjas. Ky i fundit është dërguar për gjykim si bashkëautor, me rolin e ndihmësit në ekzekutimin që ndodhi në banesën e viktimës.

Gentian Bejtja, një emër i njohur për autoritetet për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në disa ngjarje kriminale, u vra më 15 mars 2023. Më herët, në janar të vitit 2022, ai kishte shpëtuar nga një tjetër atentat në afërsi të Niklës, ku mbeti i plagosur miku i tij, Klodian Stafuka.

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme